Pas dy muajsh kërkime gjendet kutia e zezë e avionit të rrëzuar në Indonezi

Azia

Pas dy muajsh kërkime gjendet kutia e zezë e avionit të rrëzuar në Indonezi

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:18
Foto

Autoritetet indoneziane gjetën kutinë e dytë të zezë të avionit të rrëzuar në ujërat e vendit më shumë se dy muaj e gjysmë më parë.

Kërkimet për aparatin që regjistroi komunikimet mes pilotëve para aksidentit nisën që më 9 janar, ditë kur një avari e papritur do u merrte jetën 62 pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Kutia tjetër e zezë që regjistroi të dhënat për fluturimin u gjet që në fillim, por rrymat e Detit Java ku edhe avioni ra, i komplikuan kërkimet.

“Kishte aq shumë baltë në zonë sa na u desh të përdornim një anije dhenxjerrëse si fshesë me vakuum, për ta thithur deri 1 metër thellësi përgjatë një hapësire 90 me 90 metra,” tha shefi i transportit Soerjanto Tjahjojo.

“Informacionet e shumta që kemi mbledhur nga regjistruesi i fluturimit do të jenë më të plota kur t’i ndërthim me të dhënat nga kabina e pilotëve,” tha ministri i transportit Budi Karya Sumadi.

Një hetim paraprak zbuloi muajin e kaluar se avioni i tipit Boeing 737-500 me gjasë pësoi avari në sistemin e kontrollit të shpejtësisë.

Bllokimi në lartësirën 3 mijë metra, pak minuta pas ngritjes nga aerodromi i Xhakartës, ishte fatal, edhe pse autoritetet thonë se është herët të përcaktojnë shkakun e saktë të aksidentit.

Avioni i aksidentuar në janar fluturonte prej 26 vitesh, ndërkohë që në 2018-ën një aksident me një avion tjetër Boeing 737 do linte 189 të vrarë, përsëri në Detin Java.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat