Ish-Princi Hamzah bin Hussein thotë se është në arrest shtëpiak

Azia

Ish-Princi Hamzah bin Hussein thotë se është në arrest shtëpiak

Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:35
Ish-Princi Hamzah bin Hussein

Ish-Princi i Kurorës së Jordanisë, Hamzah bin Hussein ka deklaruar se është vendosur nën arrest shtëpiak nga autoritetet. Në një video të publikuar në BBC nga avokati i tij, Hamzah ka akuzuar udhëheqësit e vendit për korrupsion, paaftësi dhe ngacmim. Kjo vjen pas një numri arrestimesh të nivelit të lartë që thuhet se lidhen me një komplot të pretenduar për grusht-shtet.

Ushtria në anën tjetër ka mohuar që princi Hamzah është në arrest shtëpiak, mirëpo thuhet se atij i ishte urdhëruar të ndalonte veprimet që mund të dëmtonin “sigurinë dhe stabilitetin e vendit”.

Princi Hamzah ka mohuar çdo keqbërje dhe tha se ai nuk ishte pjesë e ndonjë komploti.

Ndërkohë, fuqitë rajonale duke përfshirë Egjiptin dhe Arabinë Saudite kanë shprehur mbështetje për Mbretin Abdullah. Shtetet e Bashkuara, të cilat janë aleate me Jordaninë në fushatën e tyre kundër grupit të Shtetit Islamik, e përshkruan monarkun si një partner kryesor që ka mbështetjen e tij të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat