Koreja e Veriut s`merr pjesë në Lojërat Olimpike, frikësohet nga COVID-19

Azia

Koreja e Veriut s`merr pjesë në Lojërat Olimpike, frikësohet nga COVID-19

Më: 6 prill 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Koreja e Veriut ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios këtë vit, me arsyetimin se vendimi është marrë për të mbrojtur atletët e saj nga COVID-19.

Vendimi i jep fund shpresave të Koresë së Jugut për të përdorur Lojërat për t’u angazhuar me Veriun mes bisedimeve të bllokuara ndërkufitare.

Në vitin 2018, të dyja palët hynë në një ekip të përbashkët në Lojërat Olimpike Dimërore që çuan në një seri të samiteve historike.

Peniani thotë se nuk ka raste të virusit por ekspertët theksojnë se kjo nuk ka gjasa të ndodh, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Koreja e Veriut me këtë vendim bëhet vendi i parë i madh që anashkalon Lojërat e vonuara të vitit 2020 për shkak të pandemisë. Ngjarja do të fillojë më 23 korrik.

Kjo do të jetë hera e parë që Koreja e Veriut humb një Olimpiadë Verore që nga viti 1988, kur ajo bojkotoi lojërat e Seulit gjatë Luftës së Ftohtë.

Vendimi u mor në një takim të Komitetit Olimpik më 25 mars.

Koreja e Veriut ka ndërmarrë masa të rrepta kundër virusit që kur shpërtheu vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat