Mbreti i Jordanit e quan të shtypur “kryengritjen”

Azia

Mbreti i Jordanit e quan të shtypur “kryengritjen”

Më: 7 prill 2021 Në ora: 22:50
Mbreti jordanez, Abdullah i Dyti

Mbreti jordanez, Abdullah i Dyti, ka folur të mërkurën për të parën herë lidhur me përplasjet publike me gjysmëvëllain e tij, princin Hamza, duke e cilësuar rastin si një tentim kryengritjeje që është shuar, por që i ka shkaktuar shokim, dhimbje dhe zemërim.

Në adresimin e transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, ai ka thënë se sfidat madhore ende vazhdojnë të mbizotërojnë për monarkinë aleate të Perëndimit, pasi që ballafaqohet me disidencë të shtuar të brendshme.

Deklarimi përbën adresimin e parë publik të mbretit rreth krizës së brendshme që kishte shpërthyer gjatë fundjavës, kur princi Hamza, gjysmëvëllai i tij dhe ish-princi i kurorës, ishte mbyllur në shtëpinë e tij dhe ishte akuzuar për pjesëmarrje në komplotin për destabilizimin e mbretërisë.

Mbreti e quajti këtë sfidë si jo më të rëndën apo më të rrezikshmen për vendin, por si më të dhimbshmen, për shkak se, siç ka thënë, “ata që ishin pjesë e kryengritjes ishin nga brendësia e shtëpisë sonë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat