India me rekord të ri të infektimeve

Azia

India me rekord të ri të infektimeve

Më: 8 prill 2021 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

India ka raportuar 126,789 raste të reja me COVID-19, një rekord i ri i infektimeve, tregojnë të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë të enjten.

Ndërkaq, nga ky virus vdiqën 685, më e larta që nga nëntori, duke e çuar numrin total në 166.862.

India është në vendin e tretë në botë me 12.9 milionë infeksione, pas SHBA-së dhe Brazilit.

Në disa qytete dhe qyteza u vendos orë policore me qëllimin që të parandalojnë përhapjen e tij.

Shteti Maharashtra ishte më i godituri nga pandemia me 47 përqind të vendit.

Qeveria federale ka refuzuar që ta vendosë edhe një bllokadë në mbarë vendin, pasi viti i parë kishte një rënie ekonomike, por ajo u ka kërkuar shteteve të vendosin vetë për masat që do të ndërmarrin.

Këto shifra të mëdha infeksionesh u raportuan kur kryeministri Narendra Modi mori dozën e tij të dytë të vaksinës COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat