Nëntë punëtorë humbin jetën pas shpërthimit të eksplozivëve në Kinë

Azia

Nëntë punëtorë humbin jetën pas shpërthimit të eksplozivëve në Kinë

Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:44
Kinë

Nëntë punëtorë janë vrarë në një shpërthim në veri të Kinës gjatë një operacioni për të çmontuar eksplozivët e vjetër të minierave, njofton Independent.

Tre punonjës të tjerë u plagosën në aksidentin në provincën Hebei, kanë thënë zyrtarët e qeverisë së qarkut Chicheng në një deklaratë të premten.

Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Punëtorët kishin vendosur eksplozivë të skaduar më herët, të cilët mund të bëhen të paqëndrueshëm dhe të rrezikshëm me kalimin e kohës. Raportet shpjegojnë se eksplozivët ishin ruajtur nga një kompani e minierave të qymyrit me qendër në Pekin.

Aksidenti vjen mes një përpjekje për të përmirësuar standardet e sigurisë në industrinë e minierave të vendit, pasi dy aksidente në komunën jugperëndimore të Chongqing vitin e kaluar vranë 39 minatorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat