Vritet një nga ekstremistët më të kërkuar në Pakistan

Azia

Vritet një nga ekstremistët më të kërkuar në Pakistan

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:42
Pakistan

Policia anti-terroriste vrau një nga ekstremistët më të kërkuar në Pakistan natën e kaluar, në një të shtënë në qytetin Garnizon të Rawalpindi.

Oficeri i policisë, Kashif Husain tha se tre bashkëpunëtorë u larguan gjatë shkëmbimit të zjarrit, duke lënë armë në vendngjarje: dy pistoleta, një pushkë dhe municion, raporton Associated Press.

Ai e identifikoi ekstremistin e vrarë vetëm si Niaza dhe shtoi se ai gjithashtu e përdorte pseudonimin Zeshan.

Husaini deklaroi se Niaz ishte aktiv brenda grupit taliban pakistanez Tarek-e-Taliban në provincën e Punjab në rajonin Hazro.

Ai tha se Niaz ishte gjithashtu në aleancë me organizatën ekstremiste të ndaluar Lashker-e-Zhangvi.

Husaini tha se Niaz ishte në kërkim në lidhje me sulme të shumta në rajon në të cilin u vranë më shumë se 20 qytetarë dhe zyrtarë të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat