Dy tërmete të fuqishme brenda tre minutave goditën Tajvanin

Azia

Dy tërmete të fuqishme brenda tre minutave goditën Tajvanin

Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Dy tërmete të fuqishme me madhësi 5.8 dhe 6.2 goditën Tajvanin lindor, njoftoi instituti meteorologjik i ishullit dhe deri më tani nuk ka raportime rreth dëmeve.

Tërmeti i parë që tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei ishte në një thellësi prej 15 kilometrash me epiqendrën në Qarkun Hualien në bregun lindor të populluar pak dhe malor.

Tërmeti i dytë ishte në një thellësi prej 14 kilometrash, gjithashtu me epiqendrën në Hualien, tre minuta pas të parit, raporton reuters.

Qeveria e qytetit e Taipei njoftoi se sistemi i metrosë po funksionon normalisht pasi trenat u urdhëruan shkurtimisht të ngadalësoheshin. Shërbimi zjarrfikës tha se nuk kishte marrë ndonjë raport të dëmtimit.

Tajvani shtrihet afër kryqëzimit të dy pllakave tektonike në Detin e Kinës Jugore dhe tërmetet janë të zakonshëm në ishull.

Më shumë se 100 njerëz u vranë në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me madhësi 7.3 vrau më shumë se 2,000 njerëz në 1999.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat