Irani raporton mbi 24 mijë raste të reja me COVID-19

Azia

Irani raporton mbi 24 mijë raste të reja me COVID-19

Më: 19 prill 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Irani raportoi 24 mijë e 346 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në 2 milionë e 261 mijë e 435 të infektuar.

Vendi gjithashtu raportoi 398 viktima nga COVID-19 duke rritur numrin në 67 mijë e 130 viktima, shkruan CNN.

Të paktën 4 mijë e 843 pacientë janë shtruar në kujdesin intenziv.

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të enjten e kaluar se vendi po përjeton valën e 4-të të koronavirusit.

257 qytete dhe qyteza në Iran janë të kategorizuara si “zona të kuqe”.

Këto zona janë në gjysmë-bllokim dhe bizneset jo-thelbësore janë të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat