Japonia po e konsideron zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Azia

Japonia po e konsideron zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Më: 7 maj 2021 Në ora: 09:43
Ilustrim

Qeveria japoneze do të shqyrtojë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio dhe tri rajone tjera, deri në fund të muajit maj, me qëllim të uljes së numrit të rasteve të infektimit, që janë duke u rritur pak para se të nisin Lojërat Olimpike Verore.

Ministri japonez i Ekonomisë Yasutoshi Nishimura ka thënë më 6 maj se numri i të infektuarve në Tokio dhe Osaka është ende i lartë.

“Osaka në veçanti është në situatë relativisht të rrezikshme”, ka thënë Nishimura.

Sipas propozimit për zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme, restorantet, baret dhe bizneset tjera që shesin alkool do të detyrohen të mbyllen dhe njerëzve do t’iu kërkohet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme jashtë shtëpive të tyre.

Me më pak se tre muaj para nisjes së Lojërave Olimpike të Tokios – më 23 korrik – masat e propozuara pritet të miratohen.

Më shumë se 11,000 atletë pritet të marrin pjesë në këtë organizim, i cili është shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Japonia veçse ka marrë vendim për të ndaluar pjesëmarrjen e spektatorëve nga vendet e huaja.

Japonia nuk është përballur me situatë të rëndë me pandeminë sikurse kombet tjera.

India shembull, më 7 maj ka regjistruar një rekord prej 414,188 rasteve të reja të infektimit, ndërkohë që procesi i vaksinimit po zhvillohet ngadalshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat