Shkon në 40 numri i viktimave nga shpërthimi pranë një shkolle në Kabul

Azia

Shkon në 40 numri i viktimave nga shpërthimi pranë një shkolle në Kabul

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:36
Kabul

Një shpërthim afër një shkolle në një lagje të Kabulit perëndimor la të vdekur të paktën 40 persona, shumica prej tyre nxënës.

Ndërsa dhjetëra të tjerë kanë marrë lëndime, njofton Reuters.

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka njoftuar se në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ambulancat.

Ende nuk u specifikua shkaku ose caku i shpërthimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat