Kabul: Shkon në 58 numri i viktimave nga sulmi me bombë në shkollën e vajzave

Azia

Kabul: Shkon në 58 numri i viktimave nga sulmi me bombë në shkollën e vajzave

Më: 10 maj 2021 Në ora: 08:34
Kabul

Numri i të vdekurve nga shpërthim i një bombe jashtë një shkolle në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul ka shkuar në 58, thanë zyrtarët afganë, ndërkohë që të paktën 150 persona mbetën të plagosur.

Makina-bombë që shpërtheu të shtunën në mbrëmje pranë shkollës Al-Shuhada tronditi lagjen myslimane Shi’ite të qytetit të Dasht-e-Barchi.

Komuniteti, një pakicë fetare në Afganistan, ka qenë në shënjestër në të kaluarën nga militantët e Shtetit Islamik, një grup militant sunit.

Një dëshmitar tha për Reuters se të gjitha viktimat, përveç 7-8 persona, ishin nxënëse që në atë orë mbaronin mësimin për ët shkuar në shtëpi.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani fajësoi talebanët për sulmin, por një zëdhënës i talebanëve mohoi përfshirjen, duke thënë se grupi dënon çdo sulm ndaj civilëve afganë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat