India shënon numrin më të ulët të të infektuarve në 46 ditë

Azia

India shënon numrin më të ulët të të infektuarve në 46 ditë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 09:51
Ilustrim

India ka raportuar numrin më të ulët të të infektuarve në 46 ditë.  Vendi shënoi 165,553 raste gjatë 24 orëve, ndërsa numri i viktimave u rrit në 3,460.

India ka regjistruar 27.9 milion raste që nga fillimi i pandemisë ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 325,972, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë.

India është vendi më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara

Kurse, vendi i tretë me numrin më të lartë të viktimave pas Brazilit dhe SHBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat