Shpërthim i fuqishëm në Kinë, ky është numri i viktimave

Azia

Shpërthim i fuqishëm në Kinë, ky është numri i viktimave

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 08:16
Ilustrim

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm të dielën.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit me orën lokale në distriktin Zhangwan, qyteti Shiyan në provincën Hubei, sipas autoriteteve lokale.

Deri më tani, autoritetet kanë nxjerrë të paktën 100 persona nga gërmadhat, prej të cilëve 37 raportohet të kenë marrë dëmtime të rënda.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë ekipet e shpëtimit nga vendi i ngjarjes ndërsa punojnë për të nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat e shtëpive të rrafshuara.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat