Fundi i rrugëtimit një-dekadësh në politikë i Netanyahut

Azia

Fundi i rrugëtimit një-dekadësh në politikë i Netanyahut

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 23:14
Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu ka humbur pushtetin pas 12 vjetësh pasi që sot parlamenti izraelit ka aprovuar koalicionin e ri qeverisës.

Vitet e hershme

Netanyahu ishte kryeministri më i djathtë i Izraelit deri më tani dhe politikani i parë i lindur në Izrael që u bë kryeministër.

Ai lindi në Jaffa në vitin 1949 dhe u rrit në Jeruzalem, ndërkaq në shkollën e mesme e kreu në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 1967, Benjamin Netanyahu u bashkua me ushtrinë izraelite dhe shumë shpejt u bë një komando elite dhe shërbeu si kapiten gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1973.

Ngritja në detyrë

Në vitin 1982, Netanyahu u emërua zv. shef i misionit në ambasadën izraelite në Uashington. Në vitin 1984, ai u emërua ambasador i Izraelit në Kombet e Bashkuara.

Katër vite më vonë, Netanyahu u emërua si zv.ministër i jashtëm në kabinetin e kryeministrit të atëhershëm Yitzhak Shamir. Ai mori role të ndryshme nën ministrinë e jashtme të Izraelit deri në fitoren e zgjedhjeve të vitit 1996. Puna e tij e parë si kryeministër zgjati deri në vitin 1999.

Për mbështetësit, ai është një zëdhënës i fortë i Izraelit, i gatshëm t’i tregojë publikut të vërteta të pakëndshme dhe i aftë t’u dalë ballë armiqve.

Pavarësisht kundërshtimit të marrëveshjeve më të paqes me palestinezët, Netanyahu nënshkroi Marrëveshjet e Lumit Ëye në 1998 me Yasser Arafat, asokohe president i Autoritetit Kombëtar Palestinez.

Statusi i Jeruzalemit

Netanyahu ishte i vendosur të vazhdojë zgjerimin e vendbanimeve të paligjshme izraelite në tokën e okupuar Palestineze.

“Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë në Jeruzalem dhe në të gjitha vendet që janë në hartën e interesave strategjikë të Izraelit” kishte deklaruar Netanyahu.

Zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së në vitin 2016 u mirëprit nga Netanyahu.

Ardhja e Trumpit në pushtet pas tetë vjetësh marrëdhënie të vështira mes SHBA-së dhe Izraelit, një takim Trump-Netanyahu në Uashington në fillimit të vitit 2017 kishte për qëllim të sinjalizonte një “rivendosje” në marrëdhëniet midis të dy palëve.

Më vonë, po në atë vit, Trump njoftoi se SHBA e ka njohur zyrtarisht Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe do të fillonte procesin e zhvendosjes së ambasadës së saj në qytet.

Netanyahu e mirëpriti vendimin dhe tha se ishte “një ditë historike” për Izraelin.

Një vonesë në telefonatën e parë të Joe Biden me Netanyahu pas marrjes së detyrës tërhoqi spekulime se presidenti amerikan po sinjalizonte pakënaqësi me lidhjet e ngushta të Netanyahut me Trump.

Por sulmi 11-ditor i Izraelit në Gaza i bashkoi të dy udhëheqësit, ndërsa Biden tregoi mbështetje të fortë për Netanyahun dhe politikat e tij gjatë fushatës së fundit të bombardimeve të Izraelit në enklavën e rrethuar që vrau më shumë se 250 palestinezë, përfshirë të paktën 66 fëmijë.

Retorika anti-Iran

Gjatë qëndrimit të tij të parë si kryeministër, Netanyahu i tha Kongresit Amerikan se “koha po mbaron” për t’u marrë me Iranin.

“Afati i fundit për arritjen e këtij qëllimi është jashtëzakonisht i afërt,” tha ai, shkruan Aljazeera, përcjell klankosova.tv

Netanyahu ka thënë se Irani paraqiste një “kërcënim ekzistencial” për Izraelin dhe ka kërcënuar me aksion të njëanshëm ushtarak kundër Iranit në disa raste.

“Për sa kohë që unë jam kryeministër, Irani nuk do të ketë një bombë atomike”, kishte thënë ai në vitin 2013.

Skandali i korrupsionit

Netanyahu u akuzua në vitin 2019 në çështje të ndryshme që përfshinin dhurata nga miqtë milionerë dhe për gjoja kërkimin e favoreve rregullatore për manjatët e medias në këmbim të një mbulimi të favorshëm.

Akuzat kundër tij kanë qenë një çështje qendrore gjatë zgjedhjeve të fundit të vendit. Netanyahu i ka mohuar akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm ndërsa gjyqi vazhdon.

Menaxhimi i pandemisë COVID-19

Netanyahu e ka shëndërruar Izraelin si njëri prej shteteve më të fuqishme në botë sa i përket procesit të vaksinimit.

Deri më tani në Izrael janë vaksinuar mbi 55 përqind e popullsisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat