Kush është Naftali Bennett, kryeministri i ardhshëm i Izraelit?

Azia

Kush është Naftali Bennett, kryeministri i ardhshëm i Izraelit?

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 00:05
Naftali Bennett

Naftali Bennett, para se të bëhet kryeministri i Izraelit, ishte më i njohur për deklaratat e tij inflamatore dhe për pozicionet ekstreme në konfliktin palestinez.

Bennett ka lindur në qytetin Haifa, nga prindërit amerikanë që emigruan në Izrael nga Kalifornia. Bennett jetoi dhe studioi në Shtetet e Bashkuara, ndërsa kur i erdhi koha për t’u regjistruar në ushtri, u bashkua me të njëjtën njësi elitare që kishte qenë Netanyahu shumë vite para tij, njësia prestigjioze Sayeret Matkal, raporton USA Today.

Bennett u zhvendos në New York me gruan e tij në fillim të viteve 2000 dhe ai u bë i pasur pasi firmën e tij të softuerit ja kishte shitur një kompanie me bazë në SHBA, RSA Security, për 145 milion dollarë.

Pas aventurës së tyre në SHBA, Bennett dhe gruaja e tij Gilat, u kthyen përsëri në Izrael, ku ai filloi karrierën e tij politike në vitin 2006, duke shërbyer si shef i shtabit për Netanyahu, i cili atëherë ishte udhëheqësi i opozitës.

Bennett e la atë pozicion menjëherë përpara se Netanyahu të zgjidhej  kryeministër në vitin 2009, duke u bërë drejtori i përgjithshëm për Këshillin Yesha në vitin 2010. Ashtu si puna e tij e mëparshme për Netanyahu, roli si udhëheqës i banorëve ishte gjithashtu jetëshkurtër, të cilën e përfundoj mbas dy viteve.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, Bennett udhëhoqi partinë e tij të porsahapur të krahut të djathtë, HaBayit HaYehudi, në Knesset. Gjatë  atyre viteve ai u bë një aleat i ngushtë i Netanyahut e në të njëjtën kohë edhe rival i tij.

Prejardhja e tij ushtarake, në të cilën ai luftoi kundër Hezbollahut në Liban në 1996, e bëri atë një skifter mbrojtjeje. Kjo është arsyeja pse urdhri i tij i parë si ministër i sapoemëruar i mbrojtjes në 2019 ishte të zbuloj vrasjen e një komandanti të lartë palestinez të Xhihadit Islam në Gaza.

Bendet gjithmonë i është referuar Biblës kur bëhej fjalë për të drejtën e hebrenjve që të vendoseshin në Bregun Perëndimor.

Aleatët e Netanyahut vazhdimisht tregojnë se Bennett theu premtimin e tij zgjedhor duke formuar një qeveri me partitë e majta diçka që ai u betua në televizionin kombëtar se nuk do ta bënte kurrë.

Në fakt Bennett nënshkroi një dokument në televizion, duke deklaruar se ai kurrë nuk do të ulej me udhëheqësin e opozitës Lapid, me të cilin do të ndajë kryeministrinë. Bennett gjithashtu sulmoi Netanyahu kur ai negocioi me Listën e Bashkuara Arabe për të qëndruar në pushtet, duke thënë se lideri i partisë Mansour Ababs është një “mbështetës i terrorizmit”.

Bennett do të bëhet kryeministri i dytë më i ri në historinë e Izraelit, 49 vjeçar,por mëi ri se ai ishte  Netanyahu, i cili ishte 46 vjeç kur u zgjodh kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat