Balonat me eksplozivë, pika e fundit e tensioneve Izrael-Hamas

Azia

Balonat me eksplozivë, pika e fundit e tensioneve Izrael-Hamas

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 13:34
Foto

Edhe pse janë me plotë ngjyra dhe sjellin gëzim në shikim të parë, në qiejt e Rripit të Gazës balonat nuk sjellin lumturi për fëmijë, por pasoja shkatërrimtare për të gjithë qytetin.

Të ashtuquajturat “balona flakëruese” po përdorën nga ushtria izraelite për fillim të sulmeve ajrore kundër objektivave të Hamasit në Gaza, shkruan CNN.

Zyrtarët thanë se të paktën 20 zjarre filluan të martën nga balonat. Mediat palestineze raportojnë se sulmet hakmarrëse izraelite kanë shkaktuar dëme materiale, por jo edhe viktima.

Derisa, militantët kanë dërguar balona në Izrael për vite me radhë, përgjigja e ushtrisë izraelite për sulmet ajrore në Gaza është një përshkallëzim i ri. Zyrtarët izraelitë thanë se ishte pjesë e një mesazhi drejtuar Hamasit se çdo provokim do të përmbushet me forcë.

Këto balona janë të mbushura me helium, të lidhura me eksploziv ose pajisje që në kontakt më tokën marrin flakë. Në shikim të parë duken si zbukurime në festat e ditëlindjeve për fëmijë.

Të shtyrë nga era e Mesdheut, ato përfundojnë gjithmonë në tokë izraelite.  Armë me kosto të ulët, por që kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Balonat janë krijuar për të frikësuar, shkaktuar dëme dhe për të ndezur zjarre.

Që nga viti 2018, më shumë se 10,400 hektarë janë djegur në Izrael nga pajisjet flakëruese, duke mos përfshirë zjarret e së martës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat