Edhe pse të vaksinuar, 350 punonjës shëndetësorë infektohen me COVID-19

Azia

Edhe pse të vaksinuar, 350 punonjës shëndetësorë infektohen me COVID-19

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Më shumë se 350 mjekë dhe punonjës mjekësorë janë prekur me COVID-19 në Indonezi pavarësisht se janë vaksinuar me Sinovac, thanë zyrtarët, ndërsa shqetësimet rriten në lidhje me efikasitetin e disa vaksinave kundër varianteve më infektive të koronavirusit

Shumica e punëtorëve ishin asimptomatikë dhe ishin vetizoluar në shtëpi, tha Badai Ismoyo, kreu i zyrës shëndetësore në rrethin e Kudus.

Por disa nga këta mjekë janë shtruar në spital me ethe të larta dhe me vështirësi në frymëmarrje, shkruan CNN.

Kudus, i cili ka rreth 5 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor, po lufton me një shpërthim që besohet se drejtohet nga varianti më i transmetueshëm Delta, i cili ka rritur nivelet e zënies së shtretërve mbi 90 përqind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat