Ushtria "po dëbon" forcat talibane nga qyteti perëndimor afgan

Azia

Ushtria "po dëbon" forcat talibane nga qyteti perëndimor afgan

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Zyrtarët në Afganistan kanë rimarrë ndërtesat qeveritare në një qytet i cili u sulmua nga Talibanët, sipas Reuters.

Të mërkurën, talibanët hynë në Qala-e-Naw, sulmi i parë i drejtpërdrejtë mbi një kryeqytet provincial që kur Uashingtoni filloi të tërhiqte trupat e tij të fundit, raporton BBC.

Sulmet ajrore u përdorën dhe forcat speciale u vendosën për t'i shtyrë luftëtarët mbrapa, tha Reuters.

Talibanët kanë bërë fitime ndërsa SHBA dhe aleatët tërhiqen.

"Armiku pësoi humbje të mëdha dhe tani ne jemi duke përparuar dhe dëbuar armikun," tha komandanti i forcave speciale Sayed Nezami, sipas Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat