Forcat shiite, thirrje për largimin e trupave të huaja nga Iraku

Azia

Forcat shiite, thirrje për largimin e trupave të huaja nga Iraku

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 18:38
Irak

Forcat shiite irakiane kanë bërë thirrje që trupat e huaja që shërbejnë si këshilltarë dhe personel trajnues të largohen nga vendi.

Në një deklaratë nga Komiteti i Koordinimit të Rezistencës Irakiane thuhet se një grup ombrellë i përbërë nga fraksione shiite iraniane, refuzoi thirrjet e ministrit të Jashtëm irakian, Fouad Hussein që SHBA-ja t'u ndihmojë trupave irakiane në fushën e aktiviteteve të inteligjencës, mbështetjes ajrore dhe trajnimit.

Komiteti Koordinues ka thënë se nuk do të lejojë praninë e asnjë ushtari të huaj në Irak nën asnjë "pretekst", të tillë si "këshilltarë dhe anëtarë të personelit për trajnim ose mbështetje ajrore", duke kritikuar forcat e koalicionit amerikan dhe ndërkombëtar për "dështimin e plotë" në Irak.

Aktualisht ndodhen rreth 3.000 trupa në Irak, përfshirë 2.500 ushtarë amerikanë, që luftojnë brenda koalicionit kundër DEASH-it.

Politikanët irakianë kërkuan tërheqjen e trupave amerikane nga vendi me një vendim parlamentar të marrë më 5 janar 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat