Burrat e familjes zhdukin vajzën e mitur se e panë të veshur me pantallona

Azia

Burrat e familjes zhdukin vajzën e mitur se e panë të veshur me pantallona

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 07:28
Ilustrim

Një vajzë vetëm 17 vjeçe nuk jeton më sepse u rrah nga burrat e familjes të cilët më pas e varen në litar, pasi ajo nuk pranoi kërkesën e tyre që të mos dilte në rrugë e veshur me xhinse.

Ngjarja ka ndodhur në Indi. Neha Pasawan u rrah dhe u var nga burrat e familjes së saj në shtetin indian të Uttar Pradesh, sepse nuk i pëlqenin të mbante xhinse.

Nëna e të ndjerës, Shakuntala Devi Paswan, tha për BBC se gjyshi dhe xhaxhallarët e vajzës së saj e sulmuan atë me shkopinj në shtëpinë e tyre pasi u grindën për veshjen e saj.

“Ajo kishte agjëruar fetarisht gjithë ditën. Në mbrëmje veshi xhinse dhe një bluzë dhe po dilte. Kur gjyshëri kundërshtuan veshjen e saj, Neha u përgjigj se xhinse ishin dhe do t’i vishte.

Kur grupi i burrave e rrëzoi vajzën 17-vjeçare pa ndjenja, të afërmit e tjerë thanë se thirrën një shofer për ta çuar në spital.

Por mesa duket kjo nuk ndodhi sepse të nesërmen në mëngjes, trupi i Neha-s u gjet i varur në një urë mbi një lumë.

Sipas autoriteteve, dhjetë persona janë duke u hetuar për vrasjen e të miturës dhe shkatërrimin e provave, përfshirë gjyshërit, hallat, kushërinjtë dhe shoferin e automjetit me të cilin duhet të çonte në spital viktimën.

Sipas ekspertëve, ky rast ilustron dhunën ndaj së cilës gratë dhe vajzat ekspozohen në shtëpi,  në një shoqëri patriarkale si India, ku sulmet mizogjiniste shpesh kryhen nga pleqtë në familje.

Mesatarisht 20 gra vriten çdo ditë në Indi nga dhuna në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat