Njoftim shqetësues për vaksinën kundër Kovidit

Azia

Njoftim shqetësues për vaksinën kundër Kovidit

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 07:33
Ilustrim

Autoriteti i Kontrollit të Sëmundjeve Infektive dhe kompania Sinovac në Kinë, publikuan orët e fundit rezultatet e inspektimit të efektshmërisë së vaksinës së saj kundër kovid19 dhe konstatojnë se vetëm 16.9 për qind e të vaksinuarve kanë antitrupa, gjashtë muaj pas vaksinimit me të dy dozat.

Në Provincën Jiangsu (Kinë), ekspertë nga Sinovac analizuan gjakun e disa qindra të rriturve të shëndetshëm midis moshës 18 deri 59 vjeç pas gjashtë muajsh të përdorimit të vaksinës së Sinovac dhe zbuloi se vetëm 16.9% kishin antitrupa neutralizues.

Hulumtuesit e Sinovac, kompanisë që prodhon vaksinën CoronaVac, më pas i dhanë 540 pjesëmarrësve një dozë të tretë, gjashtë muaj pas dozës së dytë dhe zbuluan se nivelet e antitrupave u rritën tre deri në pesë herë krahasuar me nivelin gjashtë muaj pas fazës së dytë.

Për shkak të kësaj, studiuesit deklarojnë se një dozë e tretë do të jetë e nevojshme për të siguruar imunitetin e shtuar ndaj Sars-Cov-2.

Sinovac ka informuar qeveritë e vendeve që po përdorin CoronaVac, përfshirë Shqipërinë, si dhe Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) e cila do të duhet të lëshojë rekomandimet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat