5 milionë njerëz të evakuuar në Japoni nga përmbytjet

Azia

5 milionë njerëz të evakuuar në Japoni nga përmbytjet

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 07:16
Japoni

Evakuohen 5 mln njerëz në Japoni si pasojë e përmbytjeve. Gjithë brigjet jugore të vendit janë përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm që rrezikojnë seriozisht banesa e jetë njerëzore. Niveli i alarmit është 5, që është edhe maksimali.

Aktualisht sipas mediave vendase në rreth 20 prefektura më të prekura, ku situatat pritet të përkeqësohet, imazhet tregojnë për rrugë të përmbytura.

Zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile po punojnë në terren dhe shumë familje janë shpëtuar pasi kanë mbetur të bllokuar në banesat e tyre e më pas janë transportuar me gomone.

Autoritetet bëjnë të ditur se niveli i ujit do të rritet pasi parashikohet përkeqësim i situatës dhe shumë lumenj mund të dalin nga shtretërit e tyre.

Raportohet se në disa qytete kanë rënë mbi 40 mm shi brenda një orë dhe në 24 orët e ardhshme pritet që ky nivel të arrijë në 250 mm shi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat