Publikohen pamjet: Kaos në aeroportin e Kabulit

Azia

Publikohen pamjet: Kaos në aeroportin e Kabulit

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 08:21
Pamje nga Kabuli

Trupat amerikane gjuajtën në ajër në aeroportin e Kabulit, sipas AFP, ndërsa mijëra afganë u mblodhën duke u përpjekur të kapnin një fluturim jashtë Afganistanit.

“Ndihem shumë i frikësuar këtu. Ata po gjuajnë shumë të shtëna në ajër”, tha një dëshmitar për AFP.

Janë shfaqur disa video të njerëzve që vrapojnë në pistat e aeroportit dhe përpiqen të hipin në aeroplanë.

Ka raporte se fluturimet amerikane që transportojnë staf diplomatik jashtë vendit janë duke u dhënë përparësi atyre, duke shkaktuar zemërim dhe duke çuar në më shumë kaos dhe konfuzion.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat