Talebanët nisin ekzekutimet masive të kundërshtarëve në Kabul

Azia

Talebanët nisin ekzekutimet masive të kundërshtarëve në Kabul

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 15:10
Kabul

Një veteran amerikan i luftës afgane, tha se rreth 44,000 afganë që ndihmuan Uashingtonin gjatë konfliktit 20-vjeçar janë jashtë Kabulit dhe kërkojnë evakuim urgjent.

“Kjo është një katastrofë me përmasa epike,” tha ai, duke paralajmëruar se afganët që ndihmuan ushtrinë amerikane tani mund të ndiqen dhe vriten sistematikisht nga talebanët. Përfaqësuesi i “No One Left Behind”, një organizatë bamirëse që ndihmon afganët të vendosen në SHBA, tha se Presidenti Joe Biden duhet të urdhërojë trupat amerikane të sigurojnë aeroportin e Kabulit.

Amerikanet duhet të hapin një korridor të sigurt në mënyrë që të fillojë evakuimin i aleatëve tanë nga Afganistani, jo vetëm nga Kabuli, por nga çdo qytet ku ata banojnë. Ka mijëra njerëz që janë jashtë Kabulit dhe në qytete të tjera.

Ka ekzekutime publike në Kandahar në stadium, Grave u është thënë se nuk mund të lënë shtëpitë e tyre në Herat dhe talebanët po shkojnë derë më derë në Mazar-i-Sharif duke kërkuar këdo që ka punuar me ushtrinë amerikane. Kjo po ndodh edhe në qytete të tjera, përfshirë  Kabulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat