Pesë persona, të cilët morën plagë me armë zjarri në zonën pranë aeroportit në Kabul, u dërguan në spitale dhe situata atje është ende shumë e tensionuar, njoftoi sot një organizatë mjekësore ndërkombëtare.
"Të paktën pesë pacientë të rinj u transportuan nga aeroporti në spital me plagë plumbash.
Kaosi vazhdon të sundojë në atë zonë, thuhet në njoftimin e organizatës "Immergins", e cila u publikua në llogarinë e saj në Twitter, dhe transmetohet nga agjencia ruse TASS.
Agjencia ruse kujton se luftëtarët talebanë pushtuan Kabulin më 15 gusht, duke fituar kontroll të plotë mbi kryeqytetin afgan brenda vetëm disa orëve.