Vajza arratiset nga Kabuli e mbështjellë me xhaketën e ushtarit

Azia

Vajza arratiset nga Kabuli e mbështjellë me xhaketën e ushtarit

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 07:58
Vajza e vogël fle në dyshemenë e aeroplanit

Fotoja e vajzës që u arratis nga Kabuli në bordin e një avioni ushtarak, më 16 gusht, është bërë simbol e krizës humanitare në Afganistan.

E mbështjellë me një xhaketë të Forcave Ajrore të SHBA, vajza e vogël fle në dyshemenë e aeroplanit, duke pritur të ulet në një vend sa më larg talibanëve.

Fotoja u shpërnda në rrjetet  sociale nga gjenerali amerikan, Charles Quinton Brown Jr, në profilin e tij në Twitter.

Në foto duket imazhi i vajzës afgane e mbështjellë me një jelek ushtarak që duket se i përket një ushtari të Forcave Ajrore të SHBA.

Ditët e fundit, mijëra gra kanë dalë në aeroportin e Kabulit, duke i kërkuar ushtrisë të marrë fëmijët e tyre nga Afganistani.

Prej ditësh aeroporti i Kabulit është mbushur me mijëra njerëz, që përpiqen të largohen nga vendi, ose i kërkojnë ushtrisë të kujdeset për fëmijët e tyre, pas hyrjes së talibanëve në Kabul, 15 gusht.

Në një video të publikuar në mediet sociale orët e fundit, shihen dhjetëra gra, që përpiqen të ngjiten mbi gardhin që kufizon hyrjen në aeroport ose të kalojnë fëmijët të mbështjellë me batanije për të mbërritur te ushtria. Ndërsa të tjerët përpiqen të tregojnë dokumentet që dëshmojnë faktin se ata kanë bashkëpunuar me vendet perëndimore, për tu larguar nga vendi.

Ndërkohë, Sekretari Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha për Sky News, transmetuesi që kishte transmetuar imazhet e para të fëmijëve të kaluar mbi mur, se asnjë i mitur i pashoqëruar nuk do të nxirret jashtë Afganistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat