Pamje të frikshme: Publikohet momenti i shpërthimit të dytë në Kabul

Azia

Pamje të frikshme: Publikohet momenti i shpërthimit të dytë në Kabul

Nga: A.Zh Më: 27 gusht 2021 Në ora: 01:09
Pamje nga Kabuli

Janë publikuar pamjet nga momenti i shpërthimit të dytë jashtë aeroportit të Kabulit në Afganistan.

Më shumë se 60 persona dhe 12 prej tyre shtetas të shërbimit amerikan mbetën të vrarë nga shpërthimet e kësaj të enjteje në Afganistan.

Ndërsa, janë plagosur më shumë se 140 persona, përcjell Bota sot.

Në pamjet e publikuara nga Sky News, shihet momenti i shpërthimit, teksa dëgjohen edhe të shtëna armësh.

Sulmin e kanë dënuar liderë botërore, derisa presidenti amerikan Joe Biden, ka paralajmëruar se Amerika nuk do të ndalet derisa të kapen kamikazët e Shtetit Islamik, të cilët morën përgjegjësinë për sulmet./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat