Japonia me gjuhë të ashpër kundër Kinës për Tajvanin

Azia

Japonia me gjuhë të ashpër kundër Kinës për Tajvanin

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 17:43
Japonia me gjuhë të ashpër kundër Kinës për Tajvanin

Zëvendësministri japonez i Mbrojtjes, Yasuhide Nakayama, të mërkurën krahasoi afërsinë gjeografike dhe kulturore midis ishullit të Tajvanit dhe Japonisë, duke thënë se është njëjtë sikur “hunda dhe goja” e tij, çka nënkupton se Japonia po e trajton paqen dhe sigurinë e Tajvanit si “çështje e vet”.
Këto janë vërejtjet më radikale dhe më eksplicite ndaj Tajvanit të bëra nga një zyrtar i lartë japonez kohët e fundit.

Zyrtarët japonezë më parë shmangnin përmendjen e Tajvanit, veçanërisht nga perspektiva e sigurisë. Tani, ata vazhdimisht flasin për Tajvanin dhe fjalët dhe toni që ata po përdorin, janë më provokues.

Ky është një qëndrim shumë i spikatur dhe i qëllimshëm. Në fillim, ata vetëm theksuan se Japonia është e shqetësuar për “paqen dhe sigurinë” në ngushticat e Tajvanit. Pastaj, ata flasin në mënyrë të nënkuptuar për çështjen e ndjeshme se si do të reagonte Japonia nëse kontinenti kinez përdor forcë kundër Tajvanit. Tani, zëvendësministri japonez i Mbrojtjes ka arritur në atë masë saqë ta konsiderojë paqen dhe stabilitetin e Tajvanit si “biznesin e Japonisë”.

Por, as zyrtarët e lartë japonezë ende nuk guxojnë të thonë se Japonia do të marrë pjesë në luftë në atë situatë, as SHBA-ja nuk ka bërë ndonjëherë një deklaratë të tillë. Duket se ata kanë krijuar qëllimisht një paqartësi strategjike ndaj çështjes së Tajvanit për t’u përafruar me politikën e SHBA-së mbi ngushticat. Sapo të formohet një prirje e tillë e Japonisë, ajo do të përbëjë një sfidë serioze për interesat kryesore kombëtare të Kinës.

Një ideologji shumë e fortë kundër Kinës është formuar në Japoni. Politikanët radikalë japonezë po udhëheqin ndjenjën agresive ndaj Kinës. Ata drejtohen nga ndjenja, duke u zhvendosur më tej në valën e një konkurrence për të qenë të ashpër ndaj Kinës. Një konkurrencë e tillë e ndjenjave është e ndryshme nga vala “anti-Japoneze” midis njerëzve të zakonshëm kinezë. Një performancë e tillë e Japonisë ka më shumë gjasa të shkaktojë pasoja dhe incidente reale, duke çuar në një reagim të mëtejshëm zinxhiror në marrëdhëniet Kinë-Japoni.

Për shembull, Partia Liberale Demokratike (LDP) e Japonisë dhe Partia Demokratike Progresive e Tajvanit (DPP) mbajtën takimin e tyre të parë të sigurisë “2+2” më 27 gusht. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale të LDP-së janë kthyer pothuajse në një “karnaval” të shfaqjeve të ashpra kundër Kinës. Ky fqinj i lig që ka pushtuar në mënyrë të përsëritur Kinën në kohët moderne, tashmë është duke ripërsëritur në mënyrë të furishme një “kërcënim nga Kina”.

Për shkak të zhurmës rreth shqetësimit dhe pakënaqësisë të politikanëve japonezë, ata që nuk janë të njohur me historinë e Azisë Lindore do të mendonin se Kina mori iniciativën për të sulmuar Japoninë në Luftën e Dytë Botërore. Ata do të besonin se toka e Japonisë duhet të jetë marrë nga Kina përgjatë historisë pasi është shumë më e vogël se ajo e Kinës.
Publiku kinez dhe ai japonez kanë ndjenja negative ndaj njëri-tjetrit. Sipas një sondazhi të kryer nga Forumi Pekin-Tokio në fund të vitit të kaluar, 52.9 për qind e kinezëve kishin një përshtypje negative për Japoninë, ndërsa rreth 90 për qind e japonezëve kishin një përshtypje të pafavorshme për Kinën. Nuk ka asnjë arsye që japonezët të kenë më shumë urrejtje ndaj Kinës sesa njerëzit kinezë me Japoninë. Urrejtja e tyre ndaj Kinës është e ndyrë moralisht.

Japonia është përfshirë në mjedisin më të keq gjeopolitik që nga Restaurimi i Meijit. Kina, e cila dikur ishte shumë prapa Japonisë, ka arritur një rritje. GDP-ja e Kinës tani është tre herë më e madhe se ajo e Japonisë. Rusia u mund nga Japonia në fillim të shekullit të 20 -të, por ajo pushtoi Ishujt Kuril pas Luftës së Dytë Botërore dhe tash mund ta shohë me arrogancë Japoninë. Koreja e Jugut është më e vogël se Japonia dhe dikur koloni e Japonisë. Por, është bërë një vend i zhvilluar dhe sfidues për Japoninë në sektorin teknologjik. Japonia, nga ana tjetër, nuk ka parë përparim, por një rënie të vazhdueshme.

Japonia përkrah SHBA-në në përballje me Kinën dhe e konsideron okupimin ushtarak amerikan si burimin e sigurisë dhe konkurrencës strategjike. Duket se Japonia nuk ka një mirëkuptim të saktë të forcës së saj. Ajo vepron si një dhelpër që merr madhështinë e tigrit, por nuk ndjehet e sigurt.

Japonia nuk mund të ballafaqohet në mënyrë strategjike me Kinën, dhe nuk e ka mundësinë të thotë se Tajvani është “çështje e Japonisë”. Çfarëdo që ata thonë për çështjen e Tajvanit, qëllimi i tyre është të fitojnë mbështetje nga SHBA-ja, ashtu siç bënë autoritetet e DPP-së në ishullin e Tajvanit.

Kina do të duhet të përballet me Japoninë, një vend në rënie, për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, duhet të kemi parasysh qartë se Japonia nuk është më pengesa më e madhe për përtëritjen e Kinës, as nuk është kërcënimi kryesor për sigurinë kombëtare të Kinës. Ne po përballemi me një Japoni të tillë: një aleat amerikan që kërkon vazhdimisht vëmendje globale në kohët në ndryshim, duke provokuar me dashje Kinën. Se si të sillet me të si duhet, është bërë temë që sa kohë për Kinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat