“Do të mbytej e do të pritej në 100 copa”/ Pedofili vrasës që u dënua me vdekje të njëjtë me atë të viktimave

Azia

“Do të mbytej e do të pritej në 100 copa”/ Pedofili vrasës që u dënua me vdekje të njëjtë me atë të viktimave

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 21:37
Javed Iqbal

Një gjykatës kishte thënë se vrasësi monstruoz Javed Iqbal do të mbytej e më pas “do të pritej në 100 copa të cilat do të hidheshin në acid”, para prindërve të viktimave.

Kjo shfaqje e paprecedentë brutaliteti nuk u sajua nga hiçi. Iqbal kishte pranuar përdhunimin dhe vrasjen e rreth 100 djemve, trupat e të cilëve më pas i kishte shkrirë në acid.

Gjykatësi në Pakistan besonte se ‘përbindëshi’ meritonte një vdekje po aq të frikshme sa dhe ajo e viktimave të tij.

Ai tha: “Ti do të mbytesh para prindërve të fëmijëve që ke vrarë, trupi jot do të pritet më pas në 100 copa dhe do të hidhet në acid, ashtu siç i vrave fëmijët”.

Edhe sot dënimi i dhënë në 1999 mbetet një nga verdiktet më të frikshme të dhëna ndonjëherë, por nuk u ekzekutua kurrë.

Qeveria e Pakistanit bllokoi metodën e ekzekutimit për arsye humanitare. Ndërsa Iqbal vrau veten në burg.

I lindur në krahinën pakistaneze të Lahore në 1956, prej dekadash ai joshte djem jetimë, lypësa apo të larguar, duke i premtuar pasuri apo duke i pritur në dyqanin e tij të lojrave elektronike ose në shtëpinë luksoze.

Por në dhjetor 1999 ai pranoi vrasjen e dhjetra djemve të pafajshëm, duke treguar sesi i gënjente djemtë, kryesisht lypsarë, nga gjashtë deri 16 vjeç. Ai i merrte në shtëpinë e tij ku i sulmonte seksualisht para se t’i vriste e të zhdukte trupin në mënyra nga më të tmerrshmet.

Iqbal tha për gazetën vendase ‘The News’ para se të arrestohej, se nuk kishte pendesa.

Vrasësi deklaronte se motivi  tij ishte hakmarrja ndaj policisë që e kishte rrahur për sjellje të turpshme me fëmijë në fillim të viteve 1990-të.

Ai tha: “Më rrahën aq shumë sa më thyen kokën, më lanë të gjymtuar, e urrej këtë botë. Nëna ime qante për mua, desha 100 nëna të qanin për fëmijët e tyre”.

Vdekjet e tij në burg u regjistrua si vetëvrasje, por rrethanat nuk janë raportuar kurrë.

Duket e pabesueshme që 100 djem të vegjël të zhduken dhe askush nuk jep alarmin, por Iqbal ishte një manipulues e joshës i frikshëm.

E përditshmja vendase ‘The Dawn’ bënte një portret makthi të burrit që shpenzoi të gjithë jetën duke orkestruar situata për të joshur e abuzuar djem të rinj.

Ata që e njihnin e dinin dhe e quanin “gjuetar djemsh që bën gjithçka për të kënaqur epshin e tij”.

Ai vinte nga një familje e pasur dhe kjo e bënte të lehtë të bindte djemtë e varfër të kryente aktet e perversitetit.

Në 1978, që kur ishte 22 vjeç ai ftonte djem të rinj në vilën e madhe të babait në periferi, gjoja për të punuar në biznesin e punimit të hekurit.

Familja e tij e kishte kritikuar sjelljen, por vrasësi reagonte me zemërim kur ata vinin në dyshim stilin e tij të jetesës me “haremin e djemve adoleshentë”, shkruan britanikja Daily Star.

Për të ulur disi tensionet, në 1983 ai surprizoi prindërit duke njoftuar se kishte gjetur nuse, por pa u thënë se ajo ishte në fakt motra e një prej djemve të tij dashnorë, që mbante në shtëpi.

Në mënyrë të ngjashme ai më vonë bindi të motrën të martohej me një nga viktimat e tij të vegjël, në mënyrë që të mos e largonin prej tij.

Reputacioni i tij si maniak pedofil bëri të izolohej nga fqinjët dhe kreu gjashtë muaj burg për akte të turpshme me të mitur.

E përditshmja pakistaneze ‘The Dawn’ shkruante se ai bëhej gjithnjë e më i sofistikuar në joshjen, shfrytëzimin dhe abuzimin e të miturve.

“Ai hapi një dyqan me ‘video game’, i pari në zonë dhe i ofronte djemve ulje çmimesh apo të vinin falas. Në disa raste ai lëshonte një monedhë përtokë dhe nxiste djemtë ta kapnin, duke abuzuar më pas me ta. Kur njerëzit nuk vinin më në dyqanin e lojrave prej abuzimeve dhe reputacionit, ai hapi një akuarium peshqish, dhe më pas një palestër, të joshur djemtë”, shkruan mes te tjerash e përditshmja.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat