Çiklisti në Indi përplaset me autobusin dhe zhduket për disa sekonda pasi...

Azia

Çiklisti në Indi përplaset me autobusin dhe zhduket për disa sekonda pasi...

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 11:26
Foto

Pamjet dramatike kanë kapur momentin kur një çiklist mbijetoi mrekullisht pasi u përplas me një autobus dhe u zvarrit në pjesën e poshtme të automjetit.

Sipas medieve të huaja, çiklisti po udhëtonte përgjatë rrugës në Dahod, Gujarat të Indisë, kur u përpoq ta kalonte automjetin e madh.

Siç shihet në videon e mëposhtme, pasi përplaset me autobusin, çiklisti humbet kontrollin, bie në tokë dhe përfundon nën automjet, derisa biçikleta e tij ‘fluturon’ tutje.

Shoferi i autobusit në ato momente frenon rëndë por nuk mund të ndalet.

Çiklisti zhduket për disa sekonda, para se këmbët e tij të bëhen të dukshme dhe të dilte nga aty.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat