“Burgu i xhindeve”: çfarë zbulohet për herë të parë në fundin e gropës misterioze!

Azia

“Burgu i xhindeve”: çfarë zbulohet për herë të parë në fundin e gropës misterioze!

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 16:08
Foto

Një ekip kërkuesish nga Omani kanë zbritur për të parën herë në pusin e famshëm të Barhout në Yemen- një mrekulli natyrore së cilës shumë vendas megjithatë i druhen, sepse besojnë se është një “burg për xhindet”.

Pusi i ndaluar nga “i Ferrit” është një krater i errët e i rrumbullakët me diametër 30 metra në shkretëtirën e Al Mahra-s, ndërsa thellësia e tij llogaritet në afro 112 metra. Aroma të cuditëshme dalin nga prej andej thonë ata që janë afruar. Brenda zgravrës gjigande megjithatë, kërkuesit zbuluan gjarpërinj, kafshë të ngordhura e perla shpellash, por nuk gjetën asnjë gjurmë fenomenesh të mbinatyrshme.

Mohammed al-Kindi, profesor gjeologjie: Gjarpërinj kishte shumë, por po të mos i ngacmoje nuk të bënin gjë. Morëm kampione nga gurët, dheu e disa kafshë të ngordhura, të cilat do t`i analizojmë me kujdes.

Kindi ishte një prej tete kërkuesve me eksperiencë që zbritën në pus, ndërsa dy kolegë të tij qëndruan në sipërfaqe. Zyrtarët jemenitë i thanë AFP-së në muajin qershor se nuk e dinin çfarë kishte në fundin e pusit te lashte natyror, pasi siç thanë ata, askush nuk kishte zbritur kurrë me pare që të shihte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat