Sulm me bombë në një shkollë vajzash në Pakistan

Azia

Sulm me bombë në një shkollë vajzash në Pakistan

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 13:06
Foto ilustrim

Një shkollë vajzash në Pakistanin veriperëndimor është sulmuar me bombë, njoftojnë mediet vendase.Ky është sulmi i parë pas shumë vitesh, vetëm disa javë pasi talibanët morën pushtetin në Afganistan.

Shpërthimi me bombë ndodhi dje (22 shtator) në kufi me Vaziristanin e Jugut, një provincë kufitare me Afganistanin.

Shpërthimi shkatërroi pjesërisht murin e jashtëm të shkollës, tha Mujib Olah, një polic lokal.Për fat të irë nuk janë raportuar persona të vrarë dhe të plagosur.

Autoritete njoftojnë se deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, pasi asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Pas pushtimit të Kabulit nga talibanët dhe kthimit të tyre në pushtet, talibanët pakistanezë kanë shtuar sulmet e tyre kundër forcave të sigurisë të vendit në provincat pranë kufirit afgan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat