Japonia do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të Covid në fund të Shtatorit

Azia

Japonia do të heqë gjendjen e jashtëzakonshme të Covid në fund të Shtatorit

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Ndërkohë, në Japoni, gjendja e jashtëzakonshme Covid do të hiqet për  të gjitha rajonet në fund të Shtatorit.

Kryeministri Yoshihide Suga tha se ai diskutoi masat me ministrat përkatës dhe se do të kërkojë pikëpamjet e një paneli qeveritar këshilltarësh.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters varianti infektiv Delta ndezi një valë të pestë të Covid në Japoni që i çoi infeksionet në nivele rekord muajin e kaluar.

Për të parandaluar mbingarkesën e spitaleve, qeveria japoneze zgjati kufizimet në përpjekje për të frenuar rastet e infektuara.

Edhe kur të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme, autoritetet po konsiderojnë mbajtjen e disa masave në vend, nga frika e rritjes së infeksioneve nëse vendi hapet plotësisht.

Disa nga masat e marra kanë të bëjnë me oraret e kufizuara për restorantet, kafenetë dhe klubet e natës. Autoritet japoneze i kanë nxitur qytetarët  të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmangin udhëtimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat