Pandora Papers/ Presidenti i këtij shteti i bleu djalit 11-vjeçar prona me vlerë 45 milionë euro në Londër

Azia

Pandora Papers/ Presidenti i këtij shteti i bleu djalit 11-vjeçar prona me vlerë 45 milionë euro në Londër

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 07:33
Londër

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev i bleu djalit të tij 11-vjeçar prona me vlerë rreth 45 milionë euro në një bllok luksoz të Londrës.

Pandora Papers zbulon se transferta është bërë përmes kompanive të regjistruara në parajsa fiskale.

Dosjet tregojnë se si familja e Presidentit të Azerbajxhanit - e akuzuar prej kohësh për korrupsion - bleu 17 prona, duke përfshirë një bllok zyrash prej 45 milionë euro në Londër për djalin 11 -vjeçar të presidentit Heyder Aliyev.

Ndërtesa e ndodhur në Mayfair u ble nga një kompani e parë në pronësi të një miku të familjes së Presidentit Ilham në 2009.

Ajo u transferua një muaj më vonë te djali i Presidentit Hedyer Aliev, në atë kohë vetëm 11 vjeç.

Hulumtimi zbulon gjithashtu sesi një bllok zyre në pronësi të familjes aty pranë u shit në Croën Estate për 95 milionë dollarë në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat