Japoni/ 61% e popullsisë është vaksinuar kundër Covid-19 me dy doza

Azia

Japoni/ 61% e popullsisë është vaksinuar kundër Covid-19 me dy doza

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 06:28
Foto ilustrim

Japonia para pak ditësh hoqi gjendjen e jashtëzakonshme ndaj pandemisë së Covid-19. Rreth 61 për qind e popullsisë në Japoni është vaksinuar kundër Covid-19 me dy doza.

Qeveria japoneze ka përditësuar të dhënat mbi aktivitetet e vaksinimit si pjesë e luftës kundër pandemisë.

Që nga 4 tetori, afërsisht 90,2 milionë qytetarë, që korrespondon me 71,3 për qind të popullsisë që jetojnë në vend, u vaksinuan kundër virusit.

Gjithashtu është përfunduar vaksinimi me dozë të dyfishtë të afërsisht 77,1 milionë njerëzve, që korrespondon me 60,9 për qind të popullsisë. Qeveria japoneze synon të përfundojë vaksinimin e qytetarëve vullnetarisht deri në fund të këtij muaji ose në fillim të nëntorit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat