Sulm edhe në një xhami të Afganistanit

Azia

Sulm edhe në një xhami të Afganistanit

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 13:25
Kandahar, Afganistan, 15 tetor, 2021

Një shpërthim i madh ndodhi të premten në një xhami shiite në qytetin Kandahar të Afganistanit.

Shpërthimi ndodhi gjatë faljes së Xhumasë, tha Bilal Karimi, zëdhënës i talibanëve.

Ai tha se sulmi ka shkaktuar viktima, por nuk dha detaje.

Përgjegjësinë nuk e ka marrë ende asnjë grup.

“Me trishtim kemi mësuar se një shpërthim ka ndodhur në një xhami të vëllazërisë shiite, në rrethin e parë të qytetit Kandahar, ku disa bashkatdhetarë tanë janë martirizuar dhe plagosur”, tha zëdhënësi i Ministrisë talibane të Punëve të Brednshme, Qari Sayed Khosti.

“Forcat speciale të Emiratit Islamik kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të hetuar natyrën e incidentit dhe për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, tha Khosti.

Ditë më parë, grupi militant Shteti Islamik ka thënë se ka kryer një sulm në një xhami të qytetit Kunduz të Afganistanit, ku kanë mbetur të vrarë së paku 46 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat