Tërmet i fuqishëm godet këtë vend, vdesin tre persona

Azia

Tërmet i fuqishëm godet këtë vend, vdesin tre persona

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 15:22
Bali

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Balit në Indonezi të shtunën, duke lënë të paktën tre persona të vdekur dhe shumë shtëpi të shkatërruara.

Tërmeti ka ndodhur pak para se të lindte dielli, duke shkaktuar kështu panik tek njerëzit, të cilët menjëherë vrapuan për të dalë nga vendbanimet. Kjo ka ndodhur vetëm pak ditë pasi ishulli ka nisur të rihapet për turistët, pas mbylljes si pasojë e pandemisë.

Shërbimi Gjeologjik amerikan ka thënë se tërmeti kishte magnitudë 4,8 shkallësh të Rihterit dhe epiqendër 62 kilometra në veri të Singaraja, që është porti i Balit.

Pamjet që janë publikuar nga Bali tregojnë shtëpitë e shkatërruara dhe ndërtesat e shembura me muret e tyre nëpër tokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat