Koreja e Veriut konfirmon testimin e një rakete të re

Azia

Koreja e Veriut konfirmon testimin e një rakete të re

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Koreja e Veriut konfirmoi testimin me sukses të një rakete të re balistike të lëshuar të martën nga një nëndetëse.

Gazeta shtetërore KCNA, tha se kjo raketë përbëhet nga një teknologji e avancuar drejtimi, duke e bërë tepër të vështirë gjurmimin e saj.

Koreja e Veriut javët e fundit ka kryer disa testime luftarake, duke lançuar edhe raketat hipersonike me rreze të gjatë veprimi.

Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka ndaluar testimin e raketave balistike dhe armëve bërthamore.

Raketat balistike konsiderohen më kërcënuese se raketat lundruese, pasi ato mund të mbajnë ngarkesa më të fuqishme, kanë një rreze më të gjatë dhe mund të fluturojnë më shpejt.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se raketa e fundit e testuar përbëhej nga një teknologji e re kontrolli dhe strehimi, duke e shndërruar atë në një armë të pagjurmueshme.

Kjo raketë ishte një nga shumë llojet e armëve të reja të cilat u zbuluan javën e kaluar në një ekspozitë ushtarake në Phenian.

Krerët e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut thanë se të martën është lëshuar një raketë nga porti Sinpo, në lindje të Koresë së Veriut, ku Pheniani ankoron zakonisht nëndetëset e tij.

Raketa përfundoi në Detin Lindor, i njohur si Deti i Japonisë, duke përshkruar një rreze veprimi prej rreth 450 km, me një lartësi deri në 60 km.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat