Izraeli fillon të pranojë turistët

Azia

Izraeli fillon të pranojë turistët

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 22:49
Izrael

Turistët do të lejohen të hyjnë në Izrael nga 1 nëntori, duke iu nënshtruar kushteve të caktuara, pas ndalimit të mbërritjeve për më shumë se një vit e gjysmë.

Kryeministri Naftali Bennett, ministri i Shëndetësisë Nitzan Horowitz dhe ministri i Turizmit Yoel Razvozov ranë sot dakord për masën, por ajo duhet ende të miratohet nga qeveria në tërësi.

Të huajt që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech do të lejohen të hyjnë në vend, nëse kanë kaluar të paktën shtatë ditë nga doza e tyre e dytë.

Pas dy dozave të vaksinave Moderna, AstraZeneca, Sinovac ose Sinopharm, duhet të kenë kaluar të paktën dy javë, gjë që vlen edhe për vaksinën nga Johnson & Johnson.

Këto afate kohore zbatohen, gjithashtu, edhe pas një vaksine përforcuese.

Të shëruarit nga COVID-19 mund të hyjnë në vend nëse kanë marrë të paktën një dozë vaksine antiCOVID të miratuar nga OBSH.

Izraeli u mbyll praktikisht pas fillimit të pandemisë.

Të huajt lejoheshin të hynin vetëm në raste të jashtëzakonshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat