Koreja e Veriut në krizë, rekomandon ‘ngrënien e mjellmave të zeza’ për banorët

Azia

Koreja e Veriut në krizë, rekomandon ‘ngrënien e mjellmave të zeza’ për banorët

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 22:58
Kim Jong Un

Koreja e Veriut po rrit mjellmat e zeza për mish, në përpjekje për të zgjidhur krizën e urisë që ka prekur vendin. Shumimi industrial i zogut po rritet pasi u ndërtua një shtëpi mjellmash në fermën e rosave Kwangpho, sipas mediave shtetërore.

Sipas gazetës Rodong Sinmun mjellma e zezë ka “shije të mirë mishi dhe vlera mjekësore”. Miliona njerëz luftojnë për të gjetur ushqim të mjaftueshëm në shtetin totalitar dhe udhëheqësi Kim Jong Un pranoi publikisht në qershor se kishte një krizë të ushqimit pas të korrave të dobëta vitin e kaluar.

Ekspertët e rajonit thonë se situata është e rëndë dhe se dërgesa të mëdha të ndihmave humanitare duket se po vijnë përmes Kinës. Përveç keqmenaxhimit ekonomik, besohet se furnizimet me ushqime kanë pësuar faji i sanksioneve për armët e Koresë së Veriut, pengimi i inportit nga COVID-19 dhe fatkeqësitë natyrore si tajfunet, shkruan Skynews.

Fizika trupore e Kim Jong Un qëndron në kontrast me mungesën e ushqimit që po e përjetojnë miliona njerëz në vend. Megjithatë, diktatori duket se ka humbur një peshë të konsiderueshme në fotot e fundit.

Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut deklaroi se kishte përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale, një analizë e videos me rezolucion të lartë dhe metoda të tjera për të dalë me vlerësimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat