Kryediplomati iranian diagnostikohet me koronavirus

Azia

Kryediplomati iranian diagnostikohet me koronavirus

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 09:21
Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, u diagnostikua me koronavirus.

Gjendja e tij e përgjithshme është e mirë dhe ai vazhdon të punojë në karantinë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Saeed Khatibzadeh.

Ai shtoi se agjenda e ministrit tani do të ndryshojë.

Shumë zyrtarë iranianë kanë pasur sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19.

Me afro gjashtë milionë raste pozitive, Irani është vendi më i goditur nga pandemia e koronavirusit në Lindjen e Mesme.

Ky vend ka raportuar më shumë se 125,000 viktima nga sëmundja.

Vetëm rreth 45 për qind e 84 milionë banorëve të Iranit janë plotësisht të vaksinuar./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat