Në Afganistan rinis fushata e vaksinimit kundër poliomielitit

Azia

Në Afganistan rinis fushata e vaksinimit kundër poliomielitit

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 17:21
Fotografi arkivi: Një fëmijë afgan duke marrë vaksinën kundër poliomielitit.

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara nisën të hënën fushatën e vaksinimit kundër poliomielitit për fëmijët në Afganistan.

Ky është aksioni i parë mbarëkombëtar - në më shumë se tre vjet - për luftimin e kësaj sëmundjeje.

Zyrtarët shëndetësorë thanë se rreth 10 milionë fëmijë, nën moshën 5 vjeç, pritet të vaksinohen.

Ata përfshijnë më shumë se tre milionë fëmijë në pjesët e shkatërruara nga lufta, të cilët më parë kanë qenë të paarritshëm, thanë zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Fondacionit për Fëmijë të OKB-së - UNICEF.

Dy organizatat kanë njoftuar muajin e kaluar se zyrtarët talibanë kanë dhënë mbështetjen e tyre për vaksinimin.

Në të kaluarën, talibanët i kanë sulmuar ekipet e vaksinimit kundër poliomielitit, duke i akuzuar ato për mbledhje të informacioneve për militantët e tyre.

Poliomieliti është virus që prek fëmijët nën 5 vjeç.

Virusi transmetohet kryesisht përmes ushqimit të kontaminuar dhe ujit.

Virusi mund të sulmojë sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizë.

Aktualisht, Afganistani dhe Pakistani fqinj janë të vetmet vende në botë ku poliomieliti është ende i përhapur.

Me vetëm një rast të poliovirusit të egër të raportuar këtë vit në Afganistan, krahasuar me 56 në vitin 2020, “vendi ka një mundësi të jashtëzakonshme” për të çrrënjosur sëmundjen, tha OBSH-ja./REL 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat