Izraeli mohon akuzat për spiunim në Turqi

Azia

Izraeli mohon akuzat për spiunim në Turqi

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 12:05
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett.

Izraeli është duke u angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.

Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.

Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, Natali dhe Mody Oknin, dhe i informoi ata mbi përpjekjet që po bëhen për t'i kthyer ata në Izrael.

“Siç është theksuar tashmë zyrtarët, ata nuk punojnë për asnjë agjenci izraelite", tha Bennett.

“Autoritetet u morën me këtë çështje gjatë fundjavës dhe do të vazhdojnë të punojnë pa u lodhur me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Një gjykatë turke urdhëroi arrestimin e çiftit izraelit të premten (12 nëntor) me akuzën e spiunimit për fotografimin e rezidencës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan nga një kullë telekomunikacioni në Stamboll, njoftoi agjencia shtetërore e Turqisë Anadolu.

Anadolu tha se një punonjës informoi policinë pasi pa çiftin duke bërë fotografi të rezidencës së Erdoganit nga restoranti i kullës.

Raporti tha se një shtetas turk, i cili ishte me çiftin, u arrestua gjithashtu me akuza për spiunazh politik dhe ushtarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat