Burri vret gruan me kobra; me nepërkë, i doli huq

Azia

Burri vret gruan me kobra; me nepërkë, i doli huq

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 14:08
Foto

Suraj Kumar u shpall fajtor në Indi për vrasjen e gruas së tij dhe u dënua me burgim të përjetshëm për krimin e tij, të cilin gjykatësi e përshkroi si “tejet djallëzor”.

Në fakt, mënyra e vrasjes nuk ishte e zakontë: 27 vjeçari i kishte futur të shoqes në shtrat një kobra.

E ëma e gjeti 25 vjeçaren pa ndjenja dhe krahun e majtë të gjakosur. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku u shpall e vdekur nga kafshimi i gjarprit tmerrësisht helmues.

Kafshime të tilla ndodhin rëndom në Indi, por familja e vajzës nisi të dyshonte dhe bëri kallëzim në polici.

Uthra përshkruhet si një njeri mjaft i dashur, por ajo kishte vështirësi për të mësuar, e kjo bëri që siç duket i shoqi nisi të lodhej me të. Nga ana tjetër, familja e vajzës ishte e pasur, ndërsa Suraj vinte nga shtresa të varfra të popullsisë.

Ai e kishte shfrytëzuar për para, duke kërkuar gjithmonë e më shumë prej të afërmeve të saj, ndërsa tani mesa duket donte edhe më tepër.

Gabimi i madh që bëri ishte se përpara kobrës, ishte përpjekur ta vriste të shoqen edhe më një nepërkë helmuese, por në atë rast ajo mbërriti shpejt në spital dhe arriti të shpëtonte.

25 vjeçarja megjithatë, ende nuk e kishte marrë veten dhe ndërsa qëndronte e shtrirë në shtrat, burri i kishte dhënë qetësues e më pas i është afruar me gjarprin, i cili nuk e ka kafshuar në fillim, ndaj ai ia ka shtyrë kokën e kobrës dy herë në krah.

Hetimi tregoi se kafshimi nuk kishte qenë i natyrshëm dhe se kobra do ta kishte pasur të pamundur të hynte vetë në atë dhomë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat