Incident me zjarr në një minierë të Siberisë

Azia

Incident me zjarr në një minierë të Siberisë

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 10:23
Pamje jashtë një miniere. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Një person ka vdekur dhe 43 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të shkaktuar nga një zjarr që është përhapur brenda një miniere thëngjilli në rajonin Kemerovo të Siberisë, kanë thënë autoritetet.

Vendndodhja e rreth 49 minatorëve nuk dihet, ndërkohë që qindra minatorë tjerë tashmë janë evakuuar nga miniera, ka thënë Ministria për Emergjenca.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se pesë persona janë në gjendje serioze.

Guvernatori rajonal, Sergei Tsivilev, ka thënë në kanalin e tij në Telegram se incidenti është shkaktuar nga shpërthimi.

Të paktën 287 persona kanë qenë brenda minierës kur është përhapur zjarri, ka thënë kompania pronare e minierës, SDS-Ugol.

Në disa raportime është thënë se shkaku i mundshëm i shpërthimit, i cili ka ndodhur në thellësi prej 250 metrash, mund të ketë qenë ndezja e pluhurit të thëngjillit në boshtin e ventilimit, gjë që ka rezultuar me përhapje të tymit në gjithë sistemin e ventilimit.

Miniera ku ka ndodhur incidenti, është hapur më 2003.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat