Ushtria vret 13 civilë, shtiu në drejtim të disa minatorëve

Azia

Ushtria vret 13 civilë, shtiu në drejtim të disa minatorëve

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 11:48
Indi

Forcat e sigurisë në shtetin veri-lindor të Indisë, Nagaland, kanë vrarë së paku 13 civilë në një pritë në afërsi të kufirit me Birmaninë, kanë njoftuar zyrtarët, raporton BBC.

Një patrullë ushtarake gabimisht ka shtënë në drejtim të minatorëve që po ktheheshin nga puna, duke vrarë gjashtë prej tyre.

Shtatë civilë tjerë dhe një ushtar indian vdiqën kur banorët lokalë të zemëruar u konfrontuan me trupat.

Ministri i Brendshëm, Amit Shah, ka thënë se është i shqetësuar dhe është zotuar se do të hetojë rastin.

Ushtria ka vite që po lufton me militantët separatistë në Nagaland.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat