5 njerëz humbën jetën gjatë protestave në Mianmar

Azia

5 njerëz humbën jetën gjatë protestave në Mianmar

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 19:51
Mianmar

Pesë persona humbën jetën dhe të paktën 15 u arrestuan pasi forcat e sigurisë së Mianmarit përplasën një makinë me protestuesit që po demonstronin kundër grushtit të shtetit të dielën në mëngjes në Yangon, sipas portalit lokal të lajmeve, Myanmar Now.

Dëshmitarët në vendngjarje i thanë agjencisë Reuters se dhjetëra vetë ishin plagosur. Fotot dhe videot në rrjetet sociale tregojnë një automjet që përplaset mes protestuesve dhe trupa të rrëzuar në rrugë.

Një protestë tjetër u mbajt në Yangon pasdite, pavarësisht nga dhuna në mëngjes.

Protestat kundër ushtrisë po vazhdojnë pavarësisht nga vrasja e më shumë se 1300 vetëve që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit. Protestuesit janë shpesh grupe të vogla që shprehin kundërshtimin ndaj përmbysjes së qeverisë sëzgjedhur të udhëhequr nga nobelistja Aung San Suu Kyi dhe ndaj kthimit të sundimit ushtarak.

Qeveria në hije e opozitës tha se ishte e trishtuar nga vdekja e protestuesve paqësorë.

“Ne do t'i përgjigjemi fuqishëm ushtrisë terroriste që vrau brutalisht, çnjerëzisht protestuesit paqësorë të paarmatosur," tha ministria e mbrojtjes e Qeverisë së Unitetit Kombëtar në një deklaratë në mediat sociale pas sulmit të së dielës.

Një zëdhënës i juntës në pushtet nuk iu përgjigj thirrjeve që kërkonin koment të dielën.

Ushtria ka thënë se protestuesit që janë vrarë kanë nxitur dhunën./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat