Rrëzohet helikopteri, vdes shefi i ushtrisë

Azia

Rrëzohet helikopteri, vdes shefi i ushtrisë

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:44
Aksidenti ndodhi rreth mesditës, pranë qytetit Coonoor.

Forca Ajrore indiane njoftoi sot se shefi i Mbrojtjes i Indisë Bipin Rawat, bashkëshortja e tij dhe 11 persona të tjerë, humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak me të cilin po udhëtonin.

Bipin Rawat, 63 vjeç, u emërua në detyrën e Shefit të Shtabit të Mbrojtjes (CDS) të Indisë nga qeveria e kryeministrit Narendra Modi, në fund të vitit 2019.

Aksidenti ndodhi rreth mesditës, pranë qytetit Coonoor. Mes personave që humbën jetën ishin edhe katër anëtarë të ekuipazhit të helikopterit rus Mi-17V5, bënë të ditur Forcat Ajrore në një postim në Twitter.

Zoti Rawat ishte nisur nga një bazë e Forcave Ajrore Indiane në Sulur për në Kolegjin e Mbrojtjes në Wellington në shtetin indian të Tamil Nadu-s, për të mbajtur një leksion. India ka me dhjetëra helikopterë ushtarakë rusë që përdoren gjerësisht nga ushtria, si dhe nga anëtarët e qeverisë.

"Ky është një helikopter i sigurt, i provuar, unë kam udhëtuar me të në situata të vështira", tha ish-shefi i Ushtrisë J.J.Singh.

Forcat Ajrore bënë të ditur në Twitter se autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e aksidentit./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat