Izraeli kufizon udhëtimet për 10 vende të tjera për shkak të Omicron

Azia

Izraeli kufizon udhëtimet për 10 vende të tjera për shkak të Omicron

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Izraeli ka forcuar kufizimet e udhëtimit për 10 vende të tjera, si pjesë e masave për të frenuar variantin Omicron.

Nga dita e mërkurë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Gjermania, Italia, Belgjika, Hungaria, Maroku, Portugalia, Turqia dhe Zvicra do të konsiderohen si pjesë e listës së kuqe, që do të thotë se izraelitët lejohen të udhëtojnë vetëm me leje speciale drejt këtyre vendeve.

Më shumë se 50 vende, kryesisht nga Afrika, janë në këtë listë të kuqe.

Izraeli tashmë ka një ndalim të përgjithshëm të hyrjes për të huajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat